Lidhje

Gjeorgjia kërkon të zbusë tensionet me Rusinë pas referendumit për pavarësinë në Oseti


Presidenti gjeorgjian Mikhail Sakashvili thotë se është i gatshëm të arrijë një kompromis me Rusinë për të zbutur tensionet, veçanërisht në lidhje me rajonin e Osetisë së Jugut i cili kërkon të ndahet.

Ndërkohë, Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov fajësoi Gjeorgjinë për problemet në rajon.

Osetia e Jugut zhvilloi një referendum për pavarësi të dielën, të cilin as Gjeorgjia dhe as Bashkimi Evropian nuk e kanë njohur, duke thënë se ndërhynte me sovranitetin e Gjeorgjisë. Rusia, megjithatë, e ka përkrahur referendumin. Lavrovi tha sot se votimi masiv pro pavarësisë ishte një përgjigje ndaj dështimit të Gjeorgjisë për të zhvilluar atë që ai e quajti “një dialog normal” me udhëheqësit e Osetisë së Jugut. Ai sugjeroi se Gjeorgjia do të kontrollojë Osetinë e Jugut me forcë. Zoti Sakashvili e mohoi këtë gjatë një fjalimi para parlamentit evropian sot. Ai u kërkoi ligjvënësve të Bashkimit Evropian përkrahje në krizën diplomatike mes Gjeorgjisë dhe Rusisë.

XS
SM
MD
LG