Lidhje

Al Xhazira fillon transmetimet në Anglisht


Kanali i ri në anglisht i rrjetit televiziv arab Al-Jazeera filloi sot transmetimet, pas një vonese të gjatë.

Rrjeti me seli në Katar, tha se kanali në anglisht do të transmetojë 24 orë në ditë, prej tyre 12 orë lajme drejtpërdrejt dhe 12 orë intervista, kronika televizive dhe analiza.

Al-Jazeera, që synon të konkurrojë me stacionet televizive Perëndimore, ka punësuar gazetarë të njohur perëndimorë për kanalin e ri në anglisht, mes tyre gazetarin veteran dhe intervistuesin e famshëm, David Frost të BBC-së, si dhe gazetarin Dave Marash të rrjetit televiziv amerikan ABC.

Televizioni Al-Jazeera tha se kanali i ri do të transmetojë programe nga Lindja e Mesme dhe mbi Lindjen e Mesme. Kronikat do të paraqesin këndvështrimin e botës arabe.

XS
SM
MD
LG