Lidhje

Socialistët francezë votojnë për kandidatin e tyre presidencial


Në Francë, socialistët filluan votimin për të caktuar kandidatin e tyre për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Më shumë se 200 mijë anëtarë të partisë po marrin pjesë në votim. Zonja Segolenë Ruajal shpreson të fitojë emërimin e partisë për t’u bërë presidente e Francës. Nëse zgjidhet, ajo do të ishte presidentja e parë femër e këtij vendi.

Rezultatet e votimit brenda partisë pritet të shpallen nesër paradite. Zonja Ruajal rivalizon për emërimin me ish kryeministrin Loran Fabiys dhe me ish ministrin e financave Dominik Shtraus-Kahn.

Nëse asnjëri prej kandidatëve nuk fiton një shumicë të qartë në zgjedhjet paraprake, javën e ardhëshme do të zhvillohet një raund i dytë votimesh. Kandidati i Partisë Socialiste do të përballet në zgjedhjet e ardhëshme presidenciale me kandidatin e mundshëm të së djathtës, ministrin e brendshëm, Nikola’ Sarkozi’.

XS
SM
MD
LG