Lidhje

Irak: Njoftime kontradiktore për fatin e  pengjeve perëndimore


Nga Iraku ka njoftime kontradiktore lidhur me fatin e pesë kontraktuesve perëndimorë që u rrëmbyen të enjten. Zyrtarët irkianë njoftuan dje se një nga pengjet u gjet i vdekur, ndërsa dy të tjerë u liruan gjatë një operacioni të policisë në pjesën jugore të Irakut.

Por një zyrtar i policisë në Basra i tha agjencisë së lajmeve, Associated Press se asnjë nga pengjet nuk ishte liruar dhe se zyrtari që njoftoi për lirimin e kishte fjalën për një situatë tjetër pengjesh.

Persona të armatosur i rëmbyen kontraktuesit, një austriak dhe katër amerikanë, të enjten nga një autokolonë që udhëtonte në afërsi të qytetit jugor të Basrës.

Ndërkohë, një klerik i rëndësishëm suni thotë se mandati i qeverisë irakiane për arrestimin e tij është i paligjshëm. Duke folur nga kryeqyteti Aman i Jordanisë, Harith al-Dari tha se do të kthehej në Irak në kohën e përshtatshme. Ai akuzohet për përkrahjen e terrorizmit.

XS
SM
MD
LG