Lidhje

Fillojnë punimet për Kullën e Lirisë që do të zëvendësojë Kullat Binjake


Në Nju Jork filluan punimet për ndërtimin e Kullës së Lirisë, qiell-gërvishtësi që do të zëvendësojë kullat binjake të shkatërruara nga sulmet terroriste të 11 shtator të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara.

Dje punëtorët filluan të hedhin betonin për themelet e ndërtesës në nivelin zero. Kulla e Lirisë pritet të hapet në vitin 2011.

Me një lartësi prej 540 metrash ajo do të jetë ndërtesa më e lartë në Nju Jork. Disa zyrtarë thonë se ajo mund të bëhet shënjestër për sulme terroriste.

Ndërkohë që fillojnë punimet e ndërtimit, vazhdojnë kërkimet për eshtra të viktimave të 11 shtatorit. Eshtra dhe mbetje të tjera njerëzore u gjetën nga punëtorët e ndërtimit në tunelet nën strukturat e mëparëshme, një vend ku nuk ishte kërkuar më parë.

Eshtrat e 40 përqind nga 2 mijë e 800 persona që gjetën vdekjen në sulmin kundër kullave binjake, nuk janë gjetur ose identifikuar ende.

XS
SM
MD
LG