Lidhje

Irak: Vriten 50 vetë dhe rrëmbehet zëvëndës-ministri i shëndetsisë


Zyrtarët irakianë të sigurimit thonë se kryengritësit vranë sot 50 vetë në pjesë të ndryshme të vendit dhe rrëmbyen zëvëndës-ministrin e shëndetsisë.

Zyrtarët thanë se persona të armatosur rrëmbyen Amar al-Safar nga shtëpia e tij në Bagdat.

Disa orë më parë, 22 veta gjetën vdekjen nga një sulm vetëvrasës në qytetin Hillah me popullsi kryesisht shiite. Autori i sulmit ishte prezantuar si kontraktor dhe aktivizoi lëndën plasëse kur një grup punëtorësh ditorë ishin mbledhur përreth makinës së tij për të kërkuar punë.

Ndër incidente të tjera ishte edhe një shpërthim në një stacion autobusi në një lagje shiite të Bagdatit, nga i cili gjetën vdekjen 5 vetë.

Ndërkaq, Ministri i Jashtëm sirian, Valid-al-Mualem ndodhet në Bagdat për vizitën e parë të një zyrtari të lartë sirian, që kur u rrëzua Sadam Huseini në vitin 2003. Ai tha se caktimi i një afati kohor për tërheqjen e trupave të huaja nga Iraku do të pakësonte dhunën dhe do të stabilizonte vendin. //ze//

XS
SM
MD
LG