Lidhje

Fjalimi i Linkolnit në Gettysburg, më i famshmi në historinë amerikane


Shumë fjalime të presidentëve amerikanë janë shuar nga kujtesa e njerëzve. Megjithatë disa, kanë lënë gjurmë të paharruara në histori. Një nga më të famshmit është fjalimi prej dy minutash i presidentit Abraham Lincoln që qysh atëherë ka frymëzuar breza të tërë amerikanësh.

Ishte korrik i vitit 1863, kulmi i Luftës Civile Amerikane. Beteja tre-ditore që shënoi kthesën e luftës në Gettysburg të Pensilvanisë, ishte një nga më të përgjakshmet, duke shkaktuar humbje për të dyja ushtritë. Pak pas betejës, guvernatori i Pensilvanisë David Wills, mori një avokat, për të blerë një tokë të përshtatshme për varreza në afërsi të vendit të ngjarjes për mijëra ushtarët e vrarë të Unionit.

Varreza prej 7 presje 9 hektarësh u ndërtua katë muaj pas betejës. Politikani i famshëm dhe oratori Edward Everett do të ishte folësi kryesor në ceremoninë e hapjes. Guvernatorët nga shtetet e Unionit ishin ftuar të merrnin pjesë në këtë ngjarje më 19 nëntor. Edhe Shtëpisë së Bardhë iu dërgua një letër për të ftuar presidentin Abraham Lincoln të mbante një fjalim gjatë ceremonisë.

Kryetari i tanishëm i bashkisë së Gettysburgut, William Troxell tregon për ditën kur presidenti Lincoln mbërriti në qytet: "Linkolni erdhi me tren më 18 nëntor dhe eci më këmbë në stacionin që tani është restauruar. Pastaj i ra përqark shtëpisë së zotit Wills dhe e kaloi natën atje, ku shkroi edhe fjalimin e tij."

Para ceremonisë, popullsia e qytetit të vogël të Gettysburgut pothuajse u katërfishua me njerëz nga rajone të ndryshme që kishin ardhur për këtë ngjarje. Edward Everest foli dy orë në ceremoni.

Në kontrast me të, presidenti Linkoln mbajti fjalimin e tij të famshëm që zgjati dy minuta, gjatë të cilit vetëm kujtoi të rënët në luftë dhe ripërkufizoi Luftën Civile si një betejë jo vetëm për Unionin, por edhe për rilindjen e lirisë që do të sillte barazi të vërtetë për të gjithë qytetarët. Ja ç’thotë Ron Hawkins, historian i Luftës Civile: "Ai fjalim e ndryshoi vendin nga ai që ishte, në këtë që është tani. Një vend i ndërtuar nga populli dhe që i shërben atij. Ky parim ka ekzistuar edhe më parë por secili shtet kishte qeverinë e tij, ishte si një vend më vete. Shtetet u Bashkuan për të mbështetur njeri-tjetrin për mbrojtje, për të nxitur mirëqënien, parime që përcaktoheshin në Kushtetutë. Por bashkimi u bë i përhershëm dhe mund të them që u forcua pas kësaj lufte pasi tani Shtetet e Bashkuara nuk konsiderohen një konglomerat, një bashki e shumë shteteve të vogla, por një vend i përbërë nga disa pjesë".

Presidenti Lincoln tha se bota do ta harronte shpejt atë që ndodhi, por nuk e priste asnjëherë që fjalimi i tij i Gettysburgut të bëhej një nga më të famshmit dhe një pjesë klasike e historisë amerikane.

XS
SM
MD
LG