Lidhje

Presidenti Bush do të theksojë transformimin e Natos në Rigë


Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Presidenti Bush do të propozojë marrëveshje partneriteti me 5 vende, për të zgjeruar gjeografinë e shtrirjes së Natos gjatë takimit të nivelit të lartë të aleancës javën e ardhshme në Rigë.

Nënsekretari amerikan i Shtetit Nikolas Bërns tha sot se Australia, Finlanda, Suedia, Japonia dhe Koreja e Jugut, do të ftohen për të zgjeruar stërvitjet dhe takimet e 26 vendeve anëtare të Natos, por nuk do të ftohen për t’u anëtarësuar. Zoti Bërns tha se plani i presidentit për transformimin e Natos, do t’i japë kësaj organizate mbrojtëse një orientim më global, për të vepruar edhe jashtë Evropës. Australia, Finlanda dhe Suedia kanë tashmë forca në kuadër të Natos në Afganistan.

Zoti Bërns tha se Presidenti Bush po ashtu do t’u kërkojë vendeve anëtare të Natos të rrisin përqindjen e buxhetit kombëtar që ia kushtojnë shpenzimeve të mbrojtjes. Shtimi i shpenzimve të mbrojtjes, tha ai, është i nevojshëm që aleanca të ketë sistemet dhe aftësitë e duhura për luftrat e sotme moderne.//rd//

XS
SM
MD
LG