Lidhje

Përkujtohet 43 vjetori i vrasjes së ish-presidentit Xhon Kenedi


Një grup në Dallas të Teksasit, u mblodh dje në vendin ku u vra ish-presidenti amerikan Xhon Kenedi, për të përkujtuar 43 vjetorin e ngjarjes.

Disa prej tyre ishin amatorë historie, ndërsa të tjerët kishin shkuar sepse dyshojnë shpjegimin zyrtar mbi vdekjen e presidentit Kenedi, në vitin 1963.

Presidenti Kenedi u vra me armë zjarri, ndërkohë që makina e tij e zbuluar po kalonte në qendrën e Dallasit, në shtetin jugor të Teksasit.

Li Harvi Osuald u arrestua nën akuzat se kishte shtënë dhe kishte vrarë presidentin, por ai nuk arriti të gjykohej për këtë krim. Dy ditë pas vrasjes së presidentit Kenedi, Osuald u qëllua për vdekje me armë zjarri, nga pronari i një klubi nate në Dallas, i cili qëlloi ndërkohë që Osuald po dilte i shoqëruar nga një rajon policie.

Nën-presidenti Lindon Xhonson bëri betimin si president pas vrasjes së presidentit Kenedi.

Trupi i presidentit Kenedi u dërgua në Uashington dhe prehet në varrezat kombëtare të Arlingtonit. //ze//

XS
SM
MD
LG