Lidhje

Milenkoviç:Çoviç, Sheshel, në dijeni të komplotit kundër Xhinxhiçit


Një nga të pandehurit në gjyqin lidhur me vrasjen e kryeministrit reformist serb, Zoran Xhinxhiç, implikoi ish-zëvendësin e tij në këtë komplot.

Dejan Milenkoviç, i njohur me pseudonimin “Bugsy” tha sot në një gjykatë të Beogradit se Nebojsha. Çoviç ka qenë në dijeni të komplotit. Ai tha se në dijeni kishte qenë edhe kundërshtari i betuar politik i zotit Xhinxhiç, udhëheqësi ultranacionalist serb Vojisllav Sheshel.

Çoviç ka mohuar se është përfshirë në vrasje. Ndërsa partia radikale e Sheshelit, i cili ndodhet në Hagë nën akuzat për krime lufte, i ka hedhur poshtë akuzat. Milenkoviç është një ndër 13 të dyshuarit, ndaj të cilëve po zhvillohet gjyq për rolin e tyre në vrasjen e zotit Xhinxhiç jashtë zyrës së tij në Beograd, në vitin 2003.

Zoti Xhinxhiç ishte njëri prej udhëheqësve të lëvizjes pro-demokracisë që përmbysën ish-presidentin jugosllav Sllobodan Milosevic në vitin 2000. Ai gjithashtu ndihmoi për ekstradimin e Millosheviçit në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë.//lk

XS
SM
MD
LG