Lidhje

Një film i ri ngjall debate në Shtetet e Bashkuara dhe në botë


Në udhëtimin e tij në mbarë vendin, gazetari fiktiv nga Kazakistani Borat Sagdijev takon amerikanë nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Por ai nuk është i panjohur për Amerikën. Për më shumë se tre vjet, personazhi është shfaqur në kanalin me kabllo HBO me emrin Borat, leshkoja homofobik dhe anti-semit, i cili përpiqet të kuptojë amerikanët dhe mënyrën e tyre të jetesës. Personazhi është krijuar nga komediani britanik Sasha Baron Cohen, i cili luan në film Boratin.

Suksesi i serialeve dhe filmi që pasoi bazohen në stilin e komedisë së tij që i ngjan një dokumetari tallës. Borati interviston amerikanë të thjeshtë rreth çdo gjëje, pa kufizim, nga etiketa e tavolinës e deri te beteja e gjinive.

Borati pyet në film nëse një grua duhet të jetë e arsimuar?

Mënyra se si ai e bën këtë pyetje mund të jetë shumë qesharak për audiencën por për disa nga njerëzit që shfaqen në film si artistja nga Nju Jorku Linda Stein, jo edhe aq, e cila thotë se ai i bën njerëzit të duken si leshko.

Tani që e ka parë filmin instruktori i makinave Michael Psenicka ndjehet gjithashtu se është marrë nëpër këmbë. Megjithëse ai ka thënë se nuk do të ngrejë padi, ndryshe nga të tjerët.

Harvey Z. Levin i blogut TMZ.com thotë se me suksesin vijnë edhe proceset gjyqësore.

"Nuk ka filma të suksesshëm që të mos shoqërohen nga padi gjyqësore".

Asnjë temë nuk është delikate për Boratin, përfshi politikën amerikane kur ai flet për luftën kundër terrorizmit.

Amerikanët mund të kenë reagime të ndryshme ndaj shakave të komedianit Sasha Baron Cohen. Filmi ka zemëruar edhe shumë kazakistanas.

Roman Vassilenko, zëdhënës i ambasadës së Kazakistanit në Uashington, nuk i vuri rëndësi filmit.

"Ajo që paraqet ai nuk është Kazakistani ashtu siç e njohin shumë njerëz por është Boratistani. Njerëzit mendoj se duhet ta kuptojnë se ai nuk flet për një vend real".

Në një intervistë me revistën Rolling Stone, Baron Cohen thotë se shakaja nuk është për Kazakistanin. Shakaja është me njerëzit që besojnë se Kazakistani që unë përshkruaj mund të ekzistojë; që besojnë se ka një vend ku homoseksualët veshin kapele blu apo ku gratë jetojnë në kafazë dhe pijnë urinë të fermentuar të kuajve.

Qeveria e Kazakistanit thotë se nuk ka në plan ta ndalojë shfaqjen e filmit, por drejtuesit e kompanisë më të madhe kinematografike thonë se nuk do ta shfaqin atë. Ofendues apo për të qeshur, filmi ka grumbulluar më shumë se 100 milion dollarë dhe pritet të rrisë fitimet nga shfaqet në kinematë ndërkombëtare. //ze//

XS
SM
MD
LG