Lidhje

Dhjetra-mijëra protestojnë në Stamboll kundër vizitës së Papës


Dhjetra mijëra portestues u mblodhën dje në Stamboll, qyteti më i madh i Turqisë, për të protestuar kundër vizitës katër ditëshe të Papa Benediktit. Kjo ishte demonstrata më e madhe deri tani në Turqi kundër pelegrinazhit të Papës që është planifikuar të fillojë nesër.

Partia pro-islamike Saadat ishte organizatorja e protesës së djeshme. Autoritetet turke, që kishin marrë masa të rrepta sigurimi thanë se protesta ishte paqësore.

Duke folur në Vatikan, Papa tha se pret me gëzim vizitën në Turqi, e cila do t’i japë shansin për të shprehur miqësinë e tij të sinqertë për Turqinë dhe popullin turk.

Demonstruesit hodhën parrulla islamike dhe thanë se Papa nuk është i mirëpritur para se të bëjë në apologji të përshtatshme për citimin e komenteve negative ndaj islamit, të bëra nga një perandor bizantin i shekullit të 14-të

Papa Benedikti tha se i vinte shumë keq për reagimet e tepruara ndaj komenteve të tij dhe shtoi se nuk është dakord me pikpamjet e perandorit bizantin.

XS
SM
MD
LG