Lidhje

Britania u bën analiza të ekspozuarve të mundshëm ndaj radioaktivitetit që helmoi ish-agjentin rus


Autoritetet e shëndetësisë në Britani po u bëjnë analiza punonjësve dhe klientëve të një hoteli dhe restoranti në Londër ku qëndroi ish-agjenti rus ditën që u helmua me një substancë radioaktive.

Gjurmët e substancës, Polonium 210, u gjetën në një restorant sushi dhe në barin e hotelit kur Alexandër Litvinenko u takua me disa kontakte më 1 nëntor. Ai u shtrua në spital dy ditë më vonë dhe vdiq të enjten. Punonjësit e të dy spitaleve po u nënshtrohen analizave.

Litvinenko, kritik i hapur i qeverisë ruse, akuzoi presidentin Vladimir Putin të ketë urdhëruar vrasjen e tij. Kremlini i mohoi akuzat. //az//

XS
SM
MD
LG