Lidhje

Uashington Post: Hetime mbi fallsifikimin e 20 milionë dollarëve


Një gazetë në Shtetet e Bashkuara shkruan se zyrtarë amerikanë dhe gjeorgjianë po hetojnë një operacion masiv fallsifikimi parash me qendër në rajonin separatist të Osetisë Jugore.

Gazeta Uashington Post citon zyrtarë të paidentifikuar amerikanë të jenë shprehur se një operacion ndërkombëtar krimi në rajon ka bërë të mundur prerjen e 20 milionë dollarëve në karmonedha fallso 100-dollarëshe, disa prej të cilave janë sekuestruar në Gjeorgji, Izrael, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara.

Gazeta shkruan se shuma e kartmonedhave fallso të prodhuara dhe të qarkulluara është rritur në mënyrë dramatike vitet e fundit.

Uashington Posti citonte diplomatë amerikanë, dokumenta gjyqi dhe një raport të kohëve të fundit që iu paraqit kongresit amerikan.

Osetia Jugore ka shpallur pavarësinë nga Gjeorgjia, por qeveria e saj nuk është njohur zyrtarisht. Zyrtarë gjeorgjianë e kanë akuzuar Rusinë se ka nxitur lëvizjen separatiste që kërkon bashkimin me Rusinë. //az//
XS
SM
MD
LG