Lidhje

Papa Benedikti në Stamboll


Papa Benedikti ndodhet në qytetin më të madh të Turqisë, Stamboll për bisedime me udhëheqësin shpirtëror të Kishës Botërore Ortodokse, Patriarkun Bartolomeu.

Takimi u bë ditën e dytë të vizitës katërditore të Papës në Turqi. Vatikani thotë se bisedimet kishin si synim zbutjen e tensioneve shekullore mes katolikëve dhe ortodoksëve.

Më parë Ati i Shenjtë mbajti një meshë në një vend të shenjtë të krishterë në Turqinë jug-perëndimore nga ku bëri thirrje për unitet mes të krishterëve dhe për paqe në Tokën e Bekuar për të gjithë njerëzimin.

Disa qindra pelegrinë morën pjesë në shërbimet e sotme pranë qytetit Efesus, në vendin e shenjtë ku besohet se Maria, nëna e Jezu Krishtit, kaloi vitin e fundit të jetës së saj. //rd//

XS
SM
MD
LG