Lidhje

NATO fton Bosnjen, Malin e Zi dhe Serbinë në radhët e saj


Udhëheqësit e NATO-s ftuan Bosnje-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Serbinë për anëtarësim në programin Partneritet për Paqen të Aleancës. Më parë, Aleanca e kishte përjashtuar Serbinë dhe Bosnjen nga ky program për shkak se nuk kishin ekstraduar të dyshuarit për krime lufte Radovan Karaxhiq dhe Ratko Mlladic.

Presidenti serb Boris Tadiç e mirëpriti vendimin, duke thënë se ai do t’i paraprinte rimëkëmbjes ekonomike të Serbisë dhe do t’i hapte rrugën reformave të mëtejshme. Por Kryeprokurorja e Hagës, Karla del Ponte tha se ishet çuditur dhe njëkohësisht zhgënjyer nga ky veprim. Në deklaratën e Takimit të Rigës, NATO përsëri i bëri thirrje Serbisë dhe Bosnjes për bashkëpunim me Hagën.//lk

XS
SM
MD
LG