Lidhje

Policia italiane bastis 38 shtëpi shtetasish ballkanas


Policia italiane bëri bastisje në 38 shtëpi dhe objekte të tjera të Italisë veriore që janë pronë e shtetasve nga Maqedonia dhe Bosnje-Hercegovina. Bastisjet ishin pjesë e një hetimi lidhur me një rrjet të dyshuar terrorist.

Policia tha se kontrollet përfshinin njerëz që dyshohen se kanë kontakte me një rrjet terrorist islamik dhe që propagandojnë luftën e shenjtë.

Autoritetet italiane njoftojnë se kanë 18 muaj që po bëjnë hetime rreth këtij rrjeti të dyshuar terrorist. Ata akuzojnë personat e dyshuar se glorifikojnë luftën e shenjtë islamike përmes kasetave, disqeve muzikore dhe filmike si dhe me anë të programeve të radios dhe revistave. //az//

XS
SM
MD
LG