Lidhje

Kryeministri i Libanit Siniora i vendosur të mos japë dorëheqjen


Kryeministri i Libanit, Fuad Siniora, tha se do të qendrojë në detyrë megjithë vazhdimin e protestave nga demonstruesit e udhëhequr nga Hezbollahu, të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së tij të mbështetur nga perëndimi.

Duke folur dje në selinë e qeverisë së tij, Kryeministri Siniora tha se kriza mund të zgjidhet vetëm nëpërmjet bisedimeve. Ai i bëri thirrje kryetarit të parlamentit, Nabih Berri, që të ringjallë dialogun mes fraksioneve rivale të Libanit.

Ndërkohë që zoti Siniora bënte këto komente, dhjetëra mijëra veprimtarë anti-qeveritarë, të udhëhequr nga organizata pro-siriane Hezbollah, ishin mbledhur jashtë ndërtesës për të tretën ditë radhazi. Demonstruesit kanë thënë se do të qendrojnë në shesh deri sa zoti Siniora të japë dorëheqjen.

Në pjesën perëndimore të Bejrutit, një burrë shiit pro Hezbollahut u vra gjatë përleshjeve me një grup sunnish në një lagje të Bejrutit, të banuar kryesisht nga sunitë.

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Arabe Amr Musa mbërriti në Bejrut për bisedime që synojnë zgjidhjen e krizës.

XS
SM
MD
LG