Lidhje

Filmi i ri, “The Nativity Story,” portretizon lindjen e Krishtit


Filmi “The Nativity Story” i cili përqendrohet rreth Merit dhe lindjes së Jezu Krishtit hapi premierën në Vatikan në fillim të javës me mbi 7 mijë pjesmarrës nga të gjitha fushat. Filmi u xhirua ndërmjet Materas në Itali dhe Marokut, vend i përdorur pikërisht nga Mel Gibson për xhirimin e filmit “Vuajtjet e Krishtit” si dhe regjisori italian Pier Paolo Pasonlini për filmin “The Gospel according to St. Matthew”.

Filmi mori miratimin e klergjisë tetorin e kaluar pësa i përket rrespektimit të ndjesisë shpirtërore. Filmi paraqet shtatëzaninë e Merit dhe udhëtimin e saj dhe Jozefit për në Bethlehem, qyteti i lindjes së Jezusit. Filmi eksploron reagimin e Merit, frikën, pikpyetjet dhe besimim fortë rreth asaj çfarë po ngjet me të. Regjisorja Catherine Hardwicke e njohur me filmin “Thirteen” tregon se çfarë e shtyri atë për projektin.

Fillova të lexoj skenarin dhe u habita kur mësova se Meri kishte qënë vetëm 13 vjeçare kur u gjend në këto rrethana të pabesueshme.

Rolin e Merit e luan aktorja Keisha Castle-Hughes dhe të Jozefit Oscar Isaac. Filmi i Mel Gibsonit “ The Passion of the Christ” korri rreth 600 milion dollarë fitime duke lënç gojëhapur studiot e mëdha. Mendohet se edhe ky film do të pritet mjaft ngrohtë në pragun e krishtlindjeve ndërkohë që del sot në kinematë botërore.

Regjisori Tony Scott dhe fituesi i çmimit Oscar Denzel Washington janë ribashkuar për të tretën herë për krijimin e filmit që tashmë ka dalë në kinema me titull “Deja Vu”. Ngjarja që zhvillohet në New Orleans e çon agjentin Doug Carlin luajtur nga Washington, për të zbuluar fakte rreth shpërthimit të një bombe në një traget. Ndërkohë që hetimet e Carlin thellohen, një histori dashurie shfaqet në krahun tjetër. Carlin ka një lidhje me Claire Kuchever (luajtur nga Paula Patton) e kaluara e së cilës mund ta ndihmojë punonjësin e rendit për të ndaluar një katastrofë që do të ndodhë në të ardhmen. Fenomeni “Deja Vu” që do të thotë diçka e parë më parë....e ndihmon hetimin e Carlin dhe mund ta ndihmojë atë për të shpëtuar qindra jetë. Ja si e spjegon aktori kryesor.

Personazhi kryesor takon një vajzë që është e vdekur, i cili shikon katër ditët para se ajo të vdesë, por që nuk takohet me të deri pas vdekjes së saj. Ai bie në dashuri me të dhe i shpëton jetën përmes udhëtimeve në kohë dhe surveimeve. Është një film i mirë.

Producenti i filmit, Jerry Bruckheimer vetëm 24 orë pasi lexoi skenarin e filmit i bleu të drejtat për ta xhiruar në film. Regjisori 62 vjeçar Tony Scott, i cili punoi sëbashku me Washington në filmat “Crimson Tide” dhe “Man on Fire” është larguar nga stili i tij duke qënë më i thellë në platformat intime por duke ruajtur skenat me aksion.

XS
SM
MD
LG