Lidhje

Vazhdojnë hetimet mbi vrasjen e ish-agjentit të KGB-së, Litvinenko


Sekretari i brendshëm britanik, John Reid, thotë se hetimi mbi vdekjen e një ish-agjenti rus të helmuar po shtrihet përtej Britanisë dhe thotë se ka besim se do të gjejë bashkëpunimin e nevojshëm nga Moska.

Duke folur në televizionin britanik, Sekretari Reid, tha gjithashtu se do të diskutojë mbi helmimin e Aleksandër Litvinienkos me kolegët e tij në Këshillin Evropian në Bruksel. Ndërkohë, Zyra Federale amerikane e Hetimeve – FBI – thotë se po jep ndihmë teknike në hetimet që po zhvillon Ministria e Brendshme Britanike.

Hollësitë e ndihmës nuk janë ende të qarta, por njoftimet e shtypit britanik thonë se një dëshmitar i mundshëm, i identifikuar si ish-agjenti i KGB-së, Juri Shvets, është intervistuar nga detektivë britanikë në shoqërinë e agjentëve të FBI-së në shtetin amerikan të Virgjinias.

Në zhvillime të tjera, një këshilltar italian në çështje të sigurimit i cili u takua me Litvinienkon më 1 nëntor po u nënshtrohet analizave të mëtejshme për helmim në një spital të Londrës.

XS
SM
MD
LG