Lidhje

Egjipti dëbon banorët e paligjshëm nga zona e varreve antike


Autoritetet egjiptiane filluan të nxjerrin personat që jetojnë në ndërtesa pa leje një fshat të ngritur mbi varre të lashta të faraonëve në afërsi të qytetit turistik Luksor.

Buldozerët filluan të shembin shtëpitë prej balte në fshatin Kurna dje, në kuadër të planit qeveritar për të hapur zonën për të kërkime arkeologjike dhe më pas për turistë.

Zyrtarët egjiptianë thonë se pjesa më e madhe e banorëve kanë rënë dakord të rivendosen në një fshat të ri të ndërtuar nga qeveria disa kilometra nga Kurna. Por shumë fshatarë i bënë qendresë ofertës për rivendosje, duke u ankuar se shtëpitë e reja janë shumë të shtrenja dhe shumë larg zonave urbane.

Për mbi 50 vjet Egjipti është përpjekur të bindë banorët e paligjshëm të largoheshin nga qendra e lashtë e bregut perëndimor të Lumit Nil.

Arkeologët besojnë se varret që gjenden nën fshatin e paligjshëm fshehin thesare arkeologjike. Ata i kanë akuzuar gjithashtu banorët se kanë dëmtuar objektet arkeologjike duke plaçkitur artikuj me vlerë. //az//

XS
SM
MD
LG