Lidhje

Rozmari Di Karlo: Dhuna dëmton aspiratat e qytetarëve të Kosovës


Zyrtarë të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, kanë bërë thirrje sot në Prishtinë kundër çdo forme të dhunës dhe kundër veprimeve të njëanshme të Prishtinës zyrtare në lidhje me procesin e zgjidhjes së statusit politikë të Kosovës.

Zëvendës Ndihmës Sekretarja Amerikane e Shtetit, Rozmari Di Karlo dhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës Stephan Lehne, ripërsëritën sot mbështetjen për zgjidhjen e shpejtë të statusit të Kosovës.

Zonja Di Karlo tha se nuk mund të spekulojë datën e saktë të zgjidhjes së statusit, por sipas saj qytetarët e Kosovës kanë të drejtë ta kenë të qartë të ardhmen e tyre. Ajo shprehu mbështetjen e plotë për vendimin e krye negociatorit ndërkombëtarë Martti Ahtisarri që propozimin për statusin e Kosovës t'ua paraqes palëve, pa vonesë pas zgjedhjeve parlamentare në Serbi që do të mbahen më 21 janar. “Dëshirojmë që të shohim përfundimin e shpejtë të procesit, por për këtë duhet të sigurohemi se njerëzit e Kosovës do të ecin përpara duke pasur për bazë kushtet e përcaktuara të tij. Gjithashtu nuk duhet të ketë dhunë, çfarë në masë të konsiderueshme do të dëmtonte aspiratat e qytetarëve të Kosovës që të arrihet përfundimi i këtij procesi", tha zonja Di Karlo.

Ndërsa i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për statusin e Kosovës, Stephan Lehne tha se ende ka punë për të bërë në përmbushjen e standardeve dhe të dëshmohet se Kosova është e gatshme për statusin dhe që të marrë mbi vete përgjegjësitë.

Kjo tha ai mund të arrihet nëse Ekipi Negociator i Kosovës ruan unitetin, nëse udhëheqja politike qëndron e bashkuar për këtë çështje dhe vetëm nëse e gjithë shoqëria tregohet e pjekur dhe e përgjegjshme. “Nuk duhet reaguar në provokime, ndërsa veprimet e njëanshme do të ishin kundër produktive”, tha zoti Lehne, duke bërë thirrje për “maturi dhe përkushtim për të ndihmuar që komuniteti ndërkombëtarë në partneritet me Prishtinën të çojë procesin drejt përmbylljes së suksesshme”.

Zonja Di Karlo dhe zoti Lehne që shoqëroheshin nga zyrtarë të Ministrive të jashtme të Finlandës që është kryesuese aktuale e Bashkimit Evropian dhe të Gjermanisë, që do të marrë në janar këtë detyrë, debatuan me mikpritësit e tyre periudhën kalimtare pas zgjidhjes së statusit dhe vendosjen e një misioni të ri civil ndërkombëtarë që do të vëzhgojë zbatimin e zgjidhjes së statusit të Kosovës. //ad//

XS
SM
MD
LG