Lidhje

Robert Gejts pritet të konfirmohet si Sekretar i Mbrojtjes


Kandidati i emëruar nga Presidenti Bush për postin e Sekretarit të Mbrojtjes, Robert Gejts, mund të konfirmohet nga Senati qysh sot. Komisioni i Senatit për Forcat e Armatosura miratoi dje njëzëri emërimin e zotit Gejts, pas pyetjeve të shumta që iu bënë atij nga anëtarët, pyetje që lidheshin thuajse të gjitha me luftën në Irak.

Gjatë dëshmisë, zoti Gejts tha se Shtetet e Bashkuara nuk po fitojnë në Irak. I pyetur më pas për këtë koment të tij, ai tha se tani për tani Shtetet e Bashkuara as po fitojnë dhe as po humbasin në Irak. Zoti Gejtss tha se është i hapur për ide të reja rreth Irakut dhe paralajmëroi se nëse Iraku nuk stabilizohet brenda një ose dy vjetësh, gjendja mund të kthehet në një konflikt rajonal.//lk

XS
SM
MD
LG