Lidhje

Ministri Olldashi shpallet kandidati i vetëm i PD-së për bashkinë e Tiranës


Ministri i Brendshëm Sokol Olldashi është zyrtarisht kandidat i Partisë Demokratike dhe koalicionit të djathtë për kryetar i Bashkisë së Tiranës. Vendimi u morr sot pasdite nga kryesia e Partisë Demokratike, ku emri i tij ishte kandidatura e vetme. Ashtu siç edhe është njoftuar zoti Olldashi pritet të japë dorëheqjen nga posti i Ministrit ndonëse ligji nuk e detyron të ndërmarrë një hap të tillë. Ndërkohë që në të kundërt ai do të duhet të heq dorë nga mandati i tij si deputet.

Pas vendimit të kryesisë zoti Olldashi evitoi të bënte komente duke u shprehur vetem se qe tani ai vihej plotesisht ne dispozicion te Partise dhe gares per kryeqytetin. Kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, bëri vlerësimet maksimale për figurën e zotit Olldashi dhe veçanërisht në punën e kryer prej tij prej më shumë së një viti në detyrën e ministrit të brendshëm.

Zoti Berisha e konsideroi atë si ministrin e suksesit kryesor te arritur nga qeveria, çlirimin e vendit nga bandat dhe grupet më të rrezikshme kriminale. Kryeministri nuk shpjegoi në se zëvendësimi i zotit Olldashi do të bëhej menjëherë apo pas zgjedhjeve. //rd//

XS
SM
MD
LG