Lidhje

Vdes ish-ambasadorja amerikane në OKB Xhin Kërkpatrik


Ish ambasadorja amerikane në OKB, Xhin Kërkpatrik vdiq në moshën 80 vjeçare. Instituti konservator ku ajo punonte së fundi, American Enterprise, tha se zonja Kërkpatrik vdiq të enjten.

Zonja Kërkpatrik, që e filloi karrierën në politikë si demokrate, u bë më pas republikane dhe ishte shembull për shumë pjesëmarrës të lëvizjes konservatore që u ngjitën në pushtet gjatë qeverisjes së ish Presidentit Ronald Regan.

Ajo hodhi idenë se diktaturat e djathta mund të transformohen në mënyrë paqësore në demokraci, ndërsa diktaturat e majta komuniste duhet të përmbysen. Shkrimet e saj ishin thelbësore për politikat e viteve 80-të gjatë Luftës së Ftohtë.

Si gruaja e parë amerikane që u emërua ambasadore në OKB, zonja Kërkpatrik u nderua me Medaljen e Lirisë në vitin 1985. Në motivacionin e medaljes thuhet: “si zëdhënëse e palodhur e lirisë dhe mbrojtëse e paepur e vlerave të perëndimit”.

Presidenti Bush tha se ishte tepër i dëshpëruar për vdekjen e saj.

XS
SM
MD
LG