Lidhje

Ramsfeld takohet para largimit me punonjësit e Pentagonit


Sekretari i Mbrojtes Donald Rumsfeld që po largohet nga detyra, pati sot takimin e fundit me punonjësit e Pentagonit, duke thënë se ai do që bota të njihet me “mrekullitë”, siç u shpreh ai, që kanë kryer ata që punojnë në departamentin e tij.

Zoti Rumsfeld falenderoi sot ushtrinë për punën që po bën për të ndihmuar viktimat e fatkeqësive të tërmetit të fuqishëm në Pakistan dhe uraganit Katrina në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu ai bëri thirrje për durim, por edhe për veprime të shpejta në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Ai vuri në dukje natyrën e pazakontë të konflikeve në vende me të cilat Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë.

Presidenti Bush e pranoi dorëheqjen e zotit Rumsfeld muajin e kaluar, pas fitores së demokratëve në zgjedhjet për në Kongres. Fitorja u komentua pjesërisht si pasqyrim i pakënaqësisë së publikut me politikat ndaj Irakut, një prej arkitektëve kryesorë të të cilave ishte zoti Rumsfeld. Të mërkurën Senati konfirmoi ish drejtorin e CIA-s, Robert Geits, si Sekretar të Mbrojtjes.//lk

XS
SM
MD
LG