Lidhje

Erdogan dënon vendimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së


Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan dënoi vendimin e Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian për të pezulluar pjesërisht bisedimet e anëtarësimit me Turqinë.

Zoti Erdogan tha se vendimi ishte i padrejtë. Ministrat e jashtëm të Bashkimit ranë dakord dje në Bruksel për të pezulluar pjesërisht bisedimet e anëtarësimitg me Ankaranë. Ministrat thanë se kishin rënë dakord në parim të pranonin një propozim të Komisionit Evropian për pezullimin e bisedimeve në 35 aspekte politike. Ata thanë se qeveria greke e Qipros, e njohur nga komuniteti ndërkombëtar, po e bllokon marrëveshjen përfundimtare lidhur me tregtinë e drejtpërdrejtë me komunitetin turko-qipriot. Turqia ra dakord vitin e kaluar të zgjerojë marrëveshjen doganore me Bashkimin Evropian duke e shtrirë atë me 10 vendet e reja që u anëtarësuan në vitin 2004, por nuk normalizoi tregtinë me Qipron.

XS
SM
MD
LG