Lidhje

Irak: Nga një shpërthim në Bagdat vriten të paktën 70 veta dhe plagosen mbi 230 të tjerë


Autoritetet irakiane thonë se nga shpërthimi i një makine bombë në Bagdat humbën jetën të paktën 70 veta dhe u plagosën mbi 230 të tjerë, në një sulm ndaj banorëve shi’itë që po qëndronin në rradhë për të gjetur punë.

Zyrtarët thonë se autori i shpërthimit aktivizoi eksplozivin pasi një grup i madh banorësh u mblodhën rreth makinës së tij me shpresë për t’u marrë në punë.

Kryeministri Nuri al-Maliki e dënoi shpërthimin dhe fajësoi për të përkrahësit e ish diktatorit Sadam Husein dhe ekstremistët suni.

Ndërkohë, autoritetet ushtarake amerikane në Irak thanë se shpërthimi i një bombe shkaktoi dëme minimale në portën e hyrjes së Xhamisë së Artë në Samara, një objekt i shenjtë shi’it. Ushtria tha se shpërthimi ndodhi ndërsa ekspertët po përpiqeshin të çaktivizonin bombën. //ze//

XS
SM
MD
LG