Lidhje

Irak: Të paktën 34 të vrarë në Bagdat dhe gjetkë


Të paktën 34 vetë humbën jetën dje në Irak, ndërsa ushtria amerikane u kërkoi udhëheqësve politikë irakianë që të zgjerojnë përpjekjet për të ndalur gjakderdhjen.

Zyrtarë irakianë të sigurisë thonë se nga shpërthmi i një makine bombë në një lagje shiite të Bagdatit lindor, u vranë të paktën 10 vetë dhe u plagosën 25 të tjerë.

Më vonë, pati dy shpërthime të tjera me makinë-bombë në një tjetër lagje lindore të kryeqytetit, gjatë cilave u vranë 5 punëtorë dhe u plagosën 10 të tjerë.

Po dje, në qytetin Riad, rreth 50 kilometra në jug të Kirkukut, disa persona kryen sulme vetëvrasëve me makinë bombë, duke vrarë të paktën 5 ushtarë dhe plagosur 10 të tjerë.

Ndërsa në një fshat në jug të Bagdadit, persona të armatosur hynë me forcë në një shtëpi, duke vrarë 9 anëtarë të një familjeje shiite. Pati edhe disa sulme të tjera në mbarë vendin.

Një zëdhënës i ushtrisë amerikane paralajmëroi se intensifikimi i dhunës do të vazhdojë nëse udhëheqësit politikë irakianë nuk bëjnë më shumë përpjekje për të kapërcyer mosmarrëveshjet mes tyre.

XS
SM
MD
LG