Lidhje

Tre vende ballkanike, anëtare të programit "Partneritetit për Paqe"


Serbia, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina bëhen nesër anëtare të programit të Partneritetit për Paqe të NATO-s. Udhëheqësit e këtyre vendeve do ta nënshkruajnë marrëveshjen në Bruksel.

Shpresat janë që bashkëpunimi me NATO-n do të eliminojë përgjithmonë tensionet që shkaktuan konfliktet e viteve 1990 në Ballkan. Fillimisht NATO-ja i përjashtoi Bosnjen dhe Serbinë nga Partneriteti për Paqen pasi nuk arrestuan dhe ekstraduan ish-udhëheqësin e serbëve të Bosnjës Radovan Karaxhiq dhe komandantin e forcave të tyre Ratko Mladic.

Gjykata e Hagës ka ngritur padi ndaj tyre për sulmet kundër civilëve gjatë konfliktit të Bosnjes. Kryeprokurorja Karla del Ponte shprehu befasim dhe zhgënjim për ndryshimin në politikën e NATO-s.//lk

XS
SM
MD
LG