Lidhje

Senator McCain bën thirrje për dërgimin e 15 mijë deri 30 mijë trupave shtesë në Irak


Një senator i shquar amerikan po bën thirrje për dërgimin e 15 mijë deri 30 mijë trupave amerikane shtesë për të shuar dhunën sektare në Irak.

Senatori republikan nga Arizona, John McCain, tha gjatë një vizite në Bagdad dje se më shumë trupa janë të nevojshëm për ta vënë situatën nën kontroll, në mënyrë që procesi politik të shkojë përpara. Ai tha se gjendja aktuale është serioze.

Senatori McCain synon të vërë përsëri kandidaturën për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008. Ai është një nga gjashtë senatorët që kanë shkuar në kryeqytetin e Irakut për bisedime me zyrtarët amerikanë dhe irakianë.

Ndërkaq, policia irakiane njofton se në veprimet me dhunë dje, persona të armatosur dhe të veshur me uniforma ushtarake rrëmbyen rreth 30 vetë gjatë një operacioni në qendër të Bagdatit, por të paktën 25 prej viktimave u lanë të lirë.

XS
SM
MD
LG