Lidhje

Departamenti i Shtetit në mbrojtje të veprimtarëve të të drejtave njerëzore


Sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice deklaroi nisma për mbrojtjen e veprimtarëve të të drejtave të njeriut kudo në botë nga shtypjet qeveritare. Një nismë e tillë ndërmerret në përgjigje të asaj që Departamenti i Shtetit e quan një prirje globale kundër organizatave joqeveritare dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut.

Sekretarja Rice deklaroi dje në Departamentin e Shtetit tre nisma për të drejtat e njeriut në një fushatë të re që përkon me 58 vjetorin e Deklaratës Universale të Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut. Nisma parashikon dy çmime, një fond prej 1 milion dollarësh për të mbuluar nevojat urgjente të mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe një dokument prej 10 parimesh për të mbështetur punën e organizatave jo qeveritare.“Shpresojmë që kontributi ynë me 10 parime për organizatat joqeveritare do të sigurojë mbështetje për organizatat e shtypura duke shërbyer si një ndihmë për qeveritë, organizatat ndërkombëtare, shoqërinë civile dhe gazetarët”.

Sekretarja Rice vlerësoi gjithashtu kurajon dhe vendosmërinë e avokatëve të të drejtave të njeriut dhe tha se demokracitë duhet t’i mbrojnë ata. “Ata punojnë për mbrojtjen e të drejtave të pakicave dhe punëtorëve dhe grave dhe për të ndalur trafikimin e qenieve njerëzore. Ata po ngrenë shoqëri civile energjike, duke bërë përpjekje për zgjedhje të lira dhe të drejta dhe për konsolidimin e demokracive të bazuara në ligj”.

Zyrtarë të lartë amerikanë kanë kritikuar Rusinë për miratimin e ligjeve që kufizojnë veprimtaritë e organizatave joqeveritare. Shtetet e Bashkuara kanë përmendur gjithashtu Iranin për shtypjen e të drejtave të njeriut. //rd//

XS
SM
MD
LG