Lidhje

Revista Tajm shpall personin e vitit 2006


Në vend të fotografisë së një personi mbi kopertinën e edicionit, personi i vitit, revista amerikane e lajmeve Tajm, do të ketë një pasqyrë ku do të reflektohet fytyra e vetë lexuesit.

Revista Tajm thotë se personi ose personat që afektuan më shumë lajmet dhe jetën gjatë vitit 2006, është personi i zakonshëm, i cili nëpërmjet përdorimit të faqeve kompjuterike në internet, si YouTube ose Myscape, ka fituar fuqi në shpërndarjen e informacionit.

Në një deklaratë të publikuar sot në mëngjes revista Tajm tha se personi i vitit është vetë lexuesi, për kapjen e lumit të informacionit, për formimin e një demokracie elektronike duke mundur kështu profesionistët në vetë lojën e tyre.

Revista Tajm filloi të organizonte edicionin, personi i vitit, në vitin 1927. Kandidatë të tjerë për këtë vit ishin presidenti Iranin, Mahmud Ahmadinexhad; presidenti kinez, Hu Gjintao; udhëheqësi koreano-verior, Kim Jong-il dhe ish-sekretari i shtetit, Xhejms Bejker, i cili drejtoi Grupin Studimor për Irakun.

XS
SM
MD
LG