Lidhje

Zgjatet vizita e Diskavërit në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës


Astronautët e anijes amerikane të Hapësirës Diskavëri po përgatiten të zhvillojnë sot një ecje të paplanifikuar në hapësirë për të palosur panelet diellore të Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës.

Dje, ekuipazhi i Diskavërit përgatiti jetet dhe veshjet e hapësirës për të kryer në ecje të katërt jashtë stacionit.

Astronautët amerikanë Robert Kurbeam dhe Sunita Uilliams do të punojnë për të palosur panelet e vjetra djellore dhe për t’i futur në kuti, në mënyrë që panelet e reja të punojë si duhet.

Ecja e katërt në hapësirë sot do ta vonojë deri nesër nisjen e Diskavërit për në Qendrën Kenedi të Hapësirës në Florida, duke realizuar zbritjen të premten.

XS
SM
MD
LG