Lidhje

Presidenti Abaz i vendosur për zgjedhje të parakohshme


Presidenti palestinez, Mahmud Abbas tha se nuk i ka ndryshuar planet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohëshme megjithë kundërshtimin e ashpër të organizatës në pushtet Hamas.

Zoti Abbas i bëri komentet sot në një konferencë të përbashkët shtypi në Ramallah me kryeministrin britanik Toni Bler. Udhëheqësi palestinez tha se asgjë nuk do ta ndalë për organizmin e zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare dhe presidenciale. Zyrtarët në Gazë thonë se persona të armatosur në kampin e refugjatëve Jabaliya vranë një anëtar të Fatahut.

Organizata Fatah nga ana e saj akuzoi Hamasin për vrasjen. Incidenti ndodh në ditën e dytë të armëpushimit mes fraksioneve. Të shtunën , mes partisë Fatah të zotit Abas dhe grupit ekstremist Hamas shpërthyen luftime lidhur me çështjen e zgjedhjeve. Hamasi ka thënë se do t’i bojkotojë zgjedhjet. Gjatë vizitës së tij, zoti Bler e vlerësoi lart thirrjen e udhëheqësit palestinez për zgjedhje të parakohëshme. //rd//

XS
SM
MD
LG