Lidhje

Bullgaria, marrëveshje me Rusinë për gazin natyror


Bullgaria nënshkroi një marrëveshje me kompaninë shtetërore ruse të gazit natyror Gazprom që rrit gradualisht çmimet që vendet e Ballkanit paguajnë për karburant. Sipas marrëveshjes, Bullgaria thotë se do të paguajë çmimin e tregut në vitin 2013.

Ministri bullgar i Ekonomisë dhe Energjisë, Rumen Ovcharov, nuk dha hollësi rreth marrëveshjes së nënshkruar sot në kryeqytetin bullgar Sofje. Por ai tha se marrëveshja do t’i japë Bullgarisë të ardhura në një periudhë afatgjatë duke kërkuar nga Rusia detyrime financiare për kalimin e gazit natyror nga tubacionet bulltare për në tregjet evropiane.

Shefi ekzekutiv i Gazpromit Alexei Miller tha se kontrata afat-gjatë lejon një tranzicion në çmimet e tregut për të qënë më pak të vështirë për konsulmatorët bullgarë.

Marrëveshja midis Gazpromit dhe kompanisë shtetërore të Bullgarisë Bulgargaz garanton gjithashtu shpërndarje të gazit nga Rusia në vendet e Ballkanit deri në vitin 2030. //rd//

XS
SM
MD
LG