Lidhje

Kiev: Vladimir Putin dhe Viktor Jushçenko u japin fund bisedimeve


Presidenti rus, Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas, Viktor Jushçenko u dhanë fund bisedimeve në Kiev, ku theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Udhëheqësi rus theksoi rëndësinë e bashkëpunimit brenda asaj që ai e quajti “një hapësirë të përbashkët evropiane”. Sipas agjencisë së lajmeve Itar-Tass, zoti Jushçenko shprehu besim se mes dy vendeve nuk ka problem të pazgjidhshëm.

Po sot, zoti Jushçenko tha se kishte në plan t’i parashtronte zotit Putin dëshirën e Ukrainës për anëtarësim në Nato. Ai tha se bashkëpunimi i Kievit me aleancën perëndimore, nuk rrezikon interesat ruse.

Kjo është vizita e parë e zotit Putin në Ukrainë qëkur rivali i zotit Jushçenko, kryeministri Viktor Janukoviç erdhi në këtë post në fillim të këtij viti. Zoti Janukoviç kërkon marrëdhënie më të ngushta me Rusinë. //az//

XS
SM
MD
LG