Lidhje

Irani dënon sanksionet e Këshillit të Sigurimit dhe zotohet të shtojë ritmet e pasurimit të uraniumit


Udhëheqësit iranianë dënuan sanksionet e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me programin bërthamor të vendit të tyre. Ata u zotuan se do të përshpejtojnë ritmet e pasurimit të uraniumit.

Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad i krahasoi sanksionet me një “copë letër të grisur.” Ai akuzoi Këshillin e Sigurimit se është nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe regjimit xionist dhe tha se do të pendohet për këtë masë.

Kryenegociatori i Iranit për çështjet bërthamore, Ali Larijani tha se vendi i tij do të fillojë punën për instalimin e tri mijë centrifigave për pasurimin e uraniumit në Natanz, ku ndodhet një central për pasurimin e uraniumit.

Udhëheqësit botërorë e vlerësuan rezolutën për sanksionet.

Sekretari i Përgjithshëm që merr drejtimin e OKB-së në janar, Ban Ki-moon i bëri thirrje Iranit të vazhdojë negociatat për programin e tij bërthamor.

Ministri i jashtëm francez paralajmëroi Iranin se përballet me izolim total si rrjedhojë e këtij programi.

Këshilli i Sigurimit votoi njëzëri dje për vendosjen e sanksioneve lidhur me tregtinë e Iranit me lëndë bërthamore dhe sisteme raketash. //ad//

XS
SM
MD
LG