Lidhje

Amerikanët janë mbledhur me familjet e miqtë si dhe po bëjnë psonisjet e fundit në përgatitje të Krishtlindjeve


Amerikanët në mbarë Shtetet e Bashkuara janë mbledhur me familjet e miqtë si dhe po bëjnë psonisjet e minutës së fundit, ndërsa përgatiten për Krishtlindjet nesër.

Krishtlindjet janë një festë si fetare ashtu edhe laike, ndërsa të gjitha bizneset mbyllen dhe familjet shkëmbejnë dhurata dhe mblidhen për darka të mëdha. Miliona amerikanë shkojnë gjithashtu sonte në meshat e Krishtlindjeve në mesnatë.

Tradita e shkëmbimit të dhuratave e bën këtë sezon shumë fitimprurës për bizneset. Por kjo është gjithashtu një kohë kur shumë pjesëtarë familjesh, që jetojnë larg njeri tjetrit, kalojnë kohë së bashku.

Presidenti Bush u telefonoi sot 10 anëtarëve të ushtrisë amerikane për t’u uruar gëzuar krishtlindjet dhe për t’i falenderuar për shërbimin e tyre.

Dje, presidenti u kërkoi amerikanëve të gjejnë një mënyrë që të shprehin mirënjohjen ndaj pjesëtarëve të ushtrisë për shërbimin e tyre.

Në fjalimin e tij të përjavshëm në radio, presidenti Bush foli për mirënjohjen e tij për sakrificat e bëra nga ushtria. //ze//

XS
SM
MD
LG