Të krishterët në mbarë botën festojnë sot Krishlindjet me lutjet për paqe veçanërisht në Lindjen e Mesme. Papa Benedikti e shfrytëzoi mesazhin e tij tradicional të Krishtlindjeve drejtuar botës për të theksuar shqetësimin e tij për rajonin dhe bëri thirrje për përfundimin e tij atje si dhe në Darfur dhe mbarë Afrikën.
Udhëheqësi i Kishës Katolike në Jeruzalem, Partriarku Michel Sabbah i bëri thirrje udhëheqësve të Lindjes së Mesme të bëhen paqësorë dhe të rigjallërojnë përpjekjet për paqe. Udhëheqësi i botës evangeliste, Arkipevshki i Canterbury-t Rowan Williams i lidhi sfidat në Lindjen e Mesme me ato që përballet i gjithë njerëzimi dhe bëri thirrje për ti dhënë fund luftimeve midis fraksioneve palestineze.
Në Tokën e Shenjtë, të krishterët festuan Meshën e Mesnatës në Bethlehem ku vazhdon dhuna. Në Liban të krishterët u grumbulluan në kishat e Bejrutit ku një protestë antiqeveritare hyri në ditën e 25të.
Në Bagdat qindra të krishterë irakianë festuan Krishlindjet nën masa sigurie ndërsa në Azi miliona të tjerë festuan lindjen e Krishtit megjithë paralajmërimet për sigurinë nga sulme të mundshme terroriste. //rd//