Lidhje

Qindra të vrarë nga një shpërthim në tubacionet e naftës në Nigeri


Zyrtarët e Kryqit të Kuq në Nigeri thanë se të paktën 250 vetë janë vrarë nga shpërthimi në një naftësjellës në kryteqytetin Lagos.

Numri përfundimtar i viktimave mund të rritet ndërkohë që zyrtarët thonë se po përpilojnë listat me personat që figurojnë të zhdukur. Dëshmitarët njoftojnë se kanë parë qindra trupa të djegur përreth zonës ku ndodhi shpërthimi. Shpërthimi ndodhi sot paradite në lagjen e mbipopulluar Adule Egba.

Zyrtarët e Kryqit të Kuq thanë se viktimat me sa duket po merrnin karburant nga tubacionet kur nafta mori flakë. Përpjekjet e shpëtimit u penguan nga një zjarr, të cilën zjarrëfiksit u përpoqën për orë të tëra ta shuanin. Një shpërthim i ngjashëm në Lagos në maj shkaktoi 150 viktima.

Shpërthimet në tubacionet e naftës janë bërë një problem i përsëritur në Nigeri. Nigerianët shpesh shpojnë tubacionet për të marrë karburant në bidonë apo kova plastike. Karburanti i derdhur shpesh ndizet duke u vënë zjarrit njerëzve që banojnë aty pranë. //rd//

XS
SM
MD
LG