Lidhje

Turkmenistani mban zgjedhjet presidenciale më 11 shkurt


Parlamenti i Turkmenistanit shpalli 11 shkurtin si datën e zgjedhjeve presidenciale për të zëvendësuar udhëheqësin autokrat Sapar Murat Niazov që vdiq javën e kaluar.

Parlamenti emëroi presidentin e përkohëshëm si një prej kandidatëve. Ky vendim u mor sot gjatë një seancë të jashtëzakonëshme të parlamentit prej 2 mijë 500 deputetësh në kryeqytetin Ashgabat. Parlamenti bëri një ndryshim të thellë të kushtetutës kur në listën e kandidatëve për president përfshiu emrin e zëvëndës kryeministrit dhe udhëheqësin e përkohëshëm, Gurbung-Ali Berdi-Muhamedov.

Sipas kushtetutës, presidenti i përkohëshëm nuk ka të drejtë të paraqesë kandidaturën për këtë post. Kandidatë për presidentë u zgjodhën edhe 5 politikanë të tjerë më pak të njohur. Zoti Gurbung-Ali e shpalli veten president të përkohëshëm pak orë pas vdekjes së udhëheqësit Njazov, edhe pse sipas kushtetutës posti deri në zgjedhjet e ardhëshme i takon kryetarit të parlamentit. Anëtarë të partive politike trukmene të opozitës në mërgim thonë se do të paraqesin kandidatin e tyre për postin e presidentit. //rd//

XS
SM
MD
LG