Lidhje

Mal i Zi:Gjykata i jep pafajsi të dyshuarit për vrasjen e gazetarit


Një gjykatë malazeze e nxori të pafajshëm të vetmin të dyshuar lidhur me vrasjen e një redaktori të njohur të një gazete të opozitës në vitin 2004.

Gjykata e Podgoricës tha sot se nuk kishte patur prova të mjaftueshme për të vërtetuar se eksperti i njohur i karatesë, Damir Mandic, kishte patur rol në vrasjen e redaktorit të gazetës të përditshme të opozitës Dan, Dushko Jovanovic. Gazetari vdiq pasi e qëlluan me armë nga një makinë, para shtëpisë së tij në Podgoricë.

Vdekja e tij shkaktoi zemërim të madh në Mal të Zi. Agjencia Rojters tha se ligjvënës nga 5 partitë e opozitës organizuan sot largimin nga Parlamenti në shenjë proteste ndaj vendimit të Gjykatës.

XS
SM
MD
LG