Lidhje

Bosnja arreston një të dyshuar për krime lufte


Policia në Bosnje-Hercegovinë arrestoi një ish-ushtar boshnjako-kroat të akuzuar për krime lufte gjatë luftrave ballkanike të viteve ’90.

Ai është Pero Kovacovic, të cilin policia e arrestoi në Bërcko. Më vonë autoritetet bënë një deklaratë, ku thuhej se i dyshuari mendohet se ka marrë pjesë në vrasjen e civilëve serbë në rajonin e Cerikut, pranë Bërckos, në vitin 1992.

Sipas njoftimeve të shtypit, i dyshuari do vazhdojë të mbahet në arrest për një muaj, ndërsa prokurorët përgatiten për çështjen gjyqësore. //rd//

XS
SM
MD
LG