Lidhje

Besimtarët myslimanë fillojnë Haxhillëkun në Arabinë Saudite


Më shumë se 2 milionë myslimanë nga mbarë bota filluan sot pelegrinazhin fetar të përvitshëm të Haxhillëkut në Arabinë Saudite nën masa të rrepta sigurie. Pelegrinët filluan sot të shkojnë nga Meka në luginën e Minasë duke nisur formalisht ritualin.

Zyrtarë të agjencive saudite të lajmeve njoftuan se Haxhillëku filloi qetësisht dhe deri tani nuk ka patur ndonjë aksident. Arabia Saudite ka shtuar masat e sigurisë për të parandaluar rrëmujat që kanë shkaktuar shumë viktima gjatë pelegrinazhit në të kaluarën.

Autoritetet saudite llogarisin se numri i pelegrinëve për Haxhillëkun e këtij viti mund të arrijë në 3 milion. Por ata shtojnë se numri përfundimtar nuk do të dihet deri nesër në pikën kulmore të Haxhillëkut. //rd//

XS
SM
MD
LG