Lidhje

Raste të reja të gripit të shpendëve në disa vende të botës


Zyrtarët në Indi thonë se analizat konfirmuan praninë e tipit H5N1 të gripit të shpendëve në pularitë e vendit, rasti i parë ky i epidemisë në këtë vend.

Katër persona po mbahen nën vëzhgim në një spital të shtetit perëndimor Maharashtra. Ministri për Administrimin e Kafshëve në këtë shtet tha sot se 50 mijë zogj kanë ngordhur gjatë ditëve të fundit dhe se analizat treguan se zogjtë ishin të infektuar nga virusi.

Ministri tha se epidemia u shfaq në një pulari në veri të Bombeit. Ndërkohë, zyrtarët austriakë thanë se virusi po përhapet edhe në Austri. Në Vienë është gjetur një mjellmë e ngordhur që rezultoi e infektuar me virusin dhe po ashtu janë gjetur shpendë të tjerë të prekur nga epidemia nëpër fshatra.

Më parë, Ministri indonezian i Shëndetësisë tha se zyrtarët amerikanë të shëndetësisë konfirmuan vdekjen më të fundit nga virusi në Indonezi. Zyrtarët e shëndetësisë në Xhakartë thanë se analizat treguan se një djalë 23-vjeçar kishte vdekur nga infeksioni i gripit të shpendëve, viktima e 19-të tek njerëzit në Indonezi, mes më tepër se 90 vdekjeve në mbarë botën. Po sot, zyrtarët në Hong Kong thanë se shenjat e virusit H5N1 ishin gjetur edhe tek një laraskë e ngordhur.//lk

XS
SM
MD
LG