Lidhje

NATO-ja vlerëson punën e saj gjatë vitit 2006 në Afganistan


Natoja tha se gabimi i saj më i madh ka qënë numri i civilëve të pafajshëm të vrarë nga trupat e aleancës gjatë operacioneve të vitit të kaluar në Afganistan.

Zëdhënësi i Natos, Richard Nugee, tha sot se aleanca po merr masa që kjo të ndryshojë për këtë vit. Por zëdhënësi shtoi se aleanca ka vrarë shumë më pak civilë se sa grupi taleban, i cili, sipas zëdhënësit, ka kryer mbi 100 sulme vetë-vrasëse gjatë vitit të kaluar.

Zyrtarët afganë thonë se si pasojë e bombave të Natos, dhjetra fshatarë humbën jetën gjatë një incidenti në provincën jugore të Kandaharit në muajin tetor.

Ndërkohë në provincën tjetër të Helmandit, sipas një njoftimi të sotëm të Ministrisë së Brendshme afgane, u vranë të paktën 10 persona të dyshuar si talebanë, gjatë një operacioni që përfundoi të hënën./al/

XS
SM
MD
LG