Lidhje

Kryeministri serb përshëndet vendimin e partive për të paraqitur kandidatë në zgjedhje


Kryeministri i Serbisë Vojisllav Koshtunica e mirëpriti një vendim të koalicionit të dy partive shqiptare të Luginës së Preshevës për të paraqitur kandidatë në zgjedhjet parlamentare të 21 janarit.

Zoti Koshtunica theksoi se pjesëmarrja e grupeve të ndryshme etnike në Parlamentin e Serbisë është e diçka e nevojshme dhe pozitive.

Koalicioni i partive shqiptare në Luginën e Preshevës emëroi 10 kandidatë, 4 prej tyre gra. Kjo zonë, përgjatë kufirit me Kosovën, banohet kryesisht nga shqiptarët e Serbisë Jugore. //kk//

XS
SM
MD
LG