Lidhje

Shtëpia e Bardhë bën thirrje për kujdes lidhur me ekzekutimin e dy ish-zyrtarëve të lartë irakianë


Shtëpia e Bardhë u bëri thirrje zyrtarëve irakianë ta trajtojnë me kujdesin e duhur ekzekutimin e dy ish zyrtarëve të lartë të regjimit të Sadam Huseinit.

Nga njoftimet e mediave del se ekzekutimi i tyre mund të shtyhet. Më parë, komisionerja e OKB-së për të drejtat e njeriut Luize Arbur shprehu shqetësim rreth mungesës së paanësisë në gjykimin e tyre, siç u shpreh ajo.

Lidhur me çështjen e ekzekutimit të Saddam Huseinit ka patur edhe kritika ndërkombëtare.

Zyrtarët irakianë thonë se po vazhdojnë hetimet rreth regjistrimit të paautorizuar në video të ekzekutimit dhe po marrin në pyetje dy roje që dyshohet se kanë gisht.

Sot në Bagdat, zyrtarët irakianë thanë se shpërthimet e dy bombave në lagjen e pasur Mansour vranë të paktën 13 persona dhe plagosën 20 të tjerë. //kk//

XS
SM
MD
LG