Lidhje

Afrika e Jugut do të ndërtojë një stadium për finalet e Botërorit 2010


Zyrtarët në Cape Town të Afrikës së Jugut miratuan planet për ndërtimin e një stadiumi me 68 mijë vende për finalet e kampionatit botëror të futbollit në vitin 2010.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit dhe Zhvillimit në provincën e Kepit Perëndimor, Tasnem Esop tha se është marrë vendimi për të shfrytëzuar disa pjesë të fushave të golfit për këtë projekt.

Projekti është kritikuar nga grupe qytetarësh të shqetësuar rreth ndikimit të stadiumit mbi mjedisin. Por zoti Esop tha se zhvillimi do të sjellë një ndikim të favorshëm për ambjentin.

Planet për stadiumin përfshijnë një park urban që do të përdoret për aktivitete sportive.

Në stadiumin e ri është planifikuar të luhen nëntë ndeshje të kupës 2010 që fillon në qershor të atij viti. //kk//

XS
SM
MD
LG